Nuk do të ketë dygjuhësi në tërë Republikën e Maqedonisë, por me ligjin për gjuhët do të mundësohet avancimi i nevojave praktike që kanë pasur qytetarët.
‘Ligji është në pajtim me kushtetutën ndërsa konfirmoi edhe se do të përcaktohet jurdikisht-formalisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë’, kështu ka deklaruar kryeministri i vendit Zoran Zaev duke komentuar akuzat e oponetëve të tij politik se me ligjin për gjuhët do të ketë dygjuhësi në tërë teritorin e Maqedonissë.
“Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve” thotë Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...