Zaev: Virusi në këtë fazë, vdekjeprurës

23:25 | 6 Prill 2021

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtësi kundër Covid-19.

Zaev thotë se masat kufizuese janë të domosdoshme, derisa kërkoi angazhimin maksimal të institucioneve për t’i zbatuar këto masa në vazhdueshmëri.

“Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe përparon shumë më shpejt. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kufizojmë numrin e kontakteve që ne bëjmë me njerëzit e tjerë. Ky është moment kur mobilizimi i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë është i nevojshëm në mbrojtjen e shëndetit publik, e që është përgjegjësi e secilit prej nesh. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë. Rrini në shtëpi në periudhën e ardhshme! Mos dilni nëse nuk është e nevojshme dhe mos u gruponi në asnjë mënyrë”, ka shkruar kryeministri Zaev në Facebook.

Ndryshe, duke filluar nga dita e sotme me vendim të qeverisë hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ora policore do të fillojë nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri 05:00. Gjithashtu do të mbyllen objektet hotelerike, bastoret dhe klubet e fitnesit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara