Zaev: Qytetarët kanë trauma pas bllokimit të rrugës evropiane

19:05 | 21 Korrik 2021

Ekziston një zhgënjim dhe traumë e madhe mes qytetarëve pas bllokimit të rrugës evropiane për në Maqedoninë e Veriut, por vendi nuk do të kërkojë alternativa, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për emisionin “Zona e Konfliktit” në “Deutsche Welle”.

“Unë jam optimist sepse gjatë vizitës tonë të fundit në 17 qershor, u takuam me të gjithë zyrtarët në Bullgari, presidentin, kryeministrin, ministrat dhe ofruam zgjidhje për të gjitha problemet e hapura. Dhe, kishte një konfirmim të plotë të kësaj, por nevoja për një qeveri politike në Bullgari mbetet.

Prandaj, unë jam optimist dhe mund të konkludoj se ne vazhdojmë të jemi plotësisht miqësorë, sepse ne jemi fqinjët e parë dhe normalisht duhet të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë, për të mos bërë gabime në atë drejtim. Prandaj, unë besoj se një zgjidhje është e mundur pas formimit të një qeverie të re në Sofje”, tha Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara