Disa orë përpara zyrtarizmit të marrëveshjes për çështjen e emrit në Prespë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, vlerëson se e njëjta sjell dobi për Maqedoninë dhe Greqinë, njofton Portalb.mk.
Këtë e deklaroi në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila është në vizitë dyditore, dje në Sturmicë, sot në Shkup.
Ndryshe, ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, nesër do të jenë dëshmitarë të nënshkrimit për çështjen e emrit e cila do të bëhet në ora 09:30 në Prespë të palës greke mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...