Kryeministri Zoran Zaev përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në qershor të vitit 2019.
“Një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë. Edhe një njohje e madhe për vendin tonë.
Këshilli i Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e sotme ka marr vendim që bisedimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019. Bashkimi Evropian dhe liderë e të gjitha vendeve anëtare e njohën Maqedoninë si vend i ndryshimeve pozitive, në proces dinamik të reformave dhe në dialog shoqëror. Shteti që me vullnet politik të fuqishëm dhe qëllimmirë zgjidh kontestet me fqinjët dhe vend i qytetarëve të cilët treguan se kanë vizion të qartë për të ardhmen evropiane.
Rruga për reformat dhe ndërtimi i vendit tonë si shtet me rregulla evropiane, është proces i pakthyeshëm. Mbetemi tek reformat. Para neve është qëllimi konkret.
Tash qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të thonë fuqishëm dhe lirshëm – Po, për Maqedoninë Evropiane! “Po” e fuqishme për të ardhmen e Maqedonisë, dhe ardhmërinë e përbashkët”, shkruan Zoran Zaev./telegrafi
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia