Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, si pjesë nga aktivitet e tij të sotme në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte takim me përfaqësuesen e lartë për siguri dhe politikë të jashtme nga BE-ja, Federica Mogherini.
Në takim, ku morën pjesë Zv. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe këshilltarët e Kryeministrit për çështje evropiane dhe politikë të jashtme Bojan Mariçiq dhe Dane Talleski, Kryeministri Zaev informoi për përgatitjet në vijim të organizimit së mbajtjes së referendumit për marrëveshjen e arritur me Republikën e Greqisë, përcjell telegrafi maqedoni.
Përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini e shfrytëzoi mundësinë që personalit t’i urojë Kryeministrit Zaev për vendimin e Këshillit të BE-së të për fitimin e datës për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, dhe edhe njëherë theksoi rezultatet e procesit të reformave dhe vendimin e guximshëm për arritjen e marrëveshjes me Greqinë.
Përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini theksoi se Komisioni Evropian mbetet e plotësisht e përkushtuar në përkrahjen e Maqedonisë në fazën e re të reformave, si dhe përkrahjen për organizimit të referendumit në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...