
Skoplje, 17. oktobra 2017 - Premijer Makedonije Zoran Zaev na konferenciji za novinaer nakon plenarnog panela na Samitu 100 lidera. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bb
Kryetari i LSDM-së sot u shpreh optimist se do të sigurohet shumica prej dy të tretave për Ligjin për Prokurori Publike.
“Kam shpresë, por s’kemi shumë kohë, për shkak se është një nga ligjet të cilat duhet t’i miratojmë për arsye të reformave, qytetarëve dhe transformimin që do të vijojë në periudhën e ardhshme”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se miratimi i Ligjit për PP, është një nga ligjet që mbeti në pjesën e reformave në gjyqësi dhe se është obligimi ynë për të përfunduar për
Sipas Zaev, miratimi i Ligjit për Prokurori Publike do të ishte edhe një mjet shtesë si argument para vendeve të Bashkimit Evropian kur do të vendosin për nisjen e bisedimeve.
“Duhet të miratojmë ligj strukturor dhe themelor për Prokurorinë Publike. E rendit është që partitë e mëdha politike të gjejnë zgjidhje”, tha Zaev.
Ai thotë se lëndët e PSP-së tashmë janë siguruar dhe se do të zbatohen në gjykatë.
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës