Pas tërmetit që dridhi Shqipërinë, ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke thënë se jemi të gatshëm që të japim të gjithë ndihmën e nevojshme për t’i dalë në ndihmë vendit fqinjë.
“Ne po shohim me ankth lajmet për një tërmet të madh në Shqipëri, Durrës dhe afër Tiranës. Forca e tërmetit, të cilën ne e ndiejmë, na ka drejtuar mendjen te fqinjët tanë. Ne sinqerisht e ndiem dhimbjen me të afërmit e viktimave dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë nga pasojat”, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.
Ai shkruan se që nga mëngjesi jemi në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe jemi të gatshëm që të japim ndihmën e nevojshme.
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...