Kryeministri Zoran Zaev tha se kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski është në epërsi. Ai tha se në këto zgjedhje vendoset nëse do të ecet para.
“Në rrethinë e dytë përplasen dy koncepte të ndryshme. Konceptim i Pendarovski bashkon, ndërsa koncepti tjetër është destruktiv dhe e ndanë popullin. E di që në rrethinë e dytë qytetarët edhe më shumë do të përkrahin konceptin e Pendarovskit.
Fitorja është në progresin në konceptin që çon drejt BE-së dhe NATO-së.
Ai tha se pret që edhe qytetarët që kanë votuar për Blerim Rekën më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi edhe të kontribuojnë në rrugën që shpie para.
“Edhe ata e dinë se prapa sjellë dëm, për të gjithë edhe për ata. Këto janë zgjedhje të rëndësishme ngase përcaktojnë se sa shpejtë do të ecim para”, shtoi më tej Zaev, raporton SHENJA.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të gjitha etnive të dalin dhe të votojnë në rrethinë e dytë, ngase siç, tha ai, çdo vote është e rëndësishme. /SHENJA/
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...