Në takimin e sotëm mes kreut të LSDM-së, Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ahmeti pritet të arrihet marrëveshje përfundimtare për formim të koalicionit qeveritar.
Siç njoftuan dje LSDM dhe BDI, është arritur marrëveshje serioze mes dy partive politike për formim të Qeverisë.
Gjatë fundjavës dhe dje kanë vazhduar takimet intensive mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe BDI-së për të krijuar një marrëveshje për një qeveri stabile në Maqedoninë e Veriut.
“Ekipet e LSDM dhe bDI intensivisht punuan në krijimin e një marrëveshje koalicionmi që në ditët e para të afatit të caktuar prej 20 ditëve pas marrjes së mandatit. Në bisedimet që udhëhiqen në nivel të sekretarëve të përgjithshëm është arritur avancim serioz për thuajse të gjitha çështjet që kanë të bëjnë për Qeverinë”, theksuan dje nga LSDM.
LSDM dhe BDI gjatë dy ditëve kanë punuar në harmonizim të programeve zgjedhore dhe ndarjen e përgjegjësive në resore për dy partitë si dhe krijim të një programi katër vjeçar, ndërsa bisedimet kanë pasur fokus ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimet.
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...