Presidenti Gjorge Ivanov duhet që ta nënshkruajë ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, ndërkaq referendumi atë vetëm do ta konfirmojë, apeloi sot kryeministri, Zoran Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, Zaev theksoi se për herë të parë pas 27 vjetëve, qytetarët kanë mundësi që të vendosin për ardhmërinë e Maqedonisë.
“Besoj në popullin tonë dhe në suksesin e procesit me të cilin do të krenohen shumë gjenerata”, theksoi Zaev, njofton Portalb.mk.
Duke e quajtur Marrëveshjen korrekte dhe të drejtë, Zaev theksoi se tanimë për herë të dytë është ratifikuar. Tani duhet që të ketë referendum, ndryshime kushtetuese, ndërkaq më pas edhe ratifikim në Kuvendin e Greqisë pas së cilës Marrëveshja edhe zyrtarisht hyn në fuqi, gjegjësisht do të fillojë të përdoret emri i ri.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...