Eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski thotë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut po bëjnë gjithçka që sa më pak persona të deklarohen bullgarë në regjistrimin e popullsisë.
Sipas tij, autoritetet po i frikësojnë bullgarët nga Maqedonia përmes mediave, policia dhe shërbimet speciale që shkojnë shtëpi në shtëpi dhe i detyrojnë bullgarët të mos flasin për për prejardhjen bullgare të tyre. Qëllimi i një veprimi të tillë, sipas Xhambaskit, bëhen për arsye se në regjistrimin e popullsisë bullgarët duhet të dalin pakicë më e vogël se boshnjakët dhe serbët.
“Të ketë sa më pak që është e mundur, kështu që ata do të ishin grup i margjinalizuar, gati njëjtë me serbët, boshnjakët dhe grupet tjera që janë të margjinalizuara në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.
Ndryshe, deri tani në regjistrimin e popullsisë janë regjistruar mbi 700 mijë qytetarë, ndërsa regjistrimi pritet të përfundojë më 30 shtator./Telegrafi/
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...