Ende nuk kam pranuar ndonjë iniciativë, dhe pasi ta pranoj, do ta rishikoj atë për të parë se çfarë kërkojnë dhe pastaj do të vendos se si do të procedoj, tha për “TV21” kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
LSDM më herët konfirmoi se ata po mbledhin nënshkrime për thirrjen e seancës së Kuvendit në përputhje me Kushtetutën, ndërsa se kjo nismë do t’i paraqitet kryetarit Xhaferi më së voni deri nesër.
Ata thirrën në nenin 67 të Rregullores së punës, e cila përcakton se “Kryetari i Kuvendit mund të thërrasë seancë me kërkesë të Presidentit të Republikës, Qeverisë dhe të paktën 20 deputetëve të Kuvendit”.
Gjithashtu, në nenin 63 paragrafi 4 i Kushtetutës thuhet se “mandati i deputetëve mund të zgjatet vetëm në rast të luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026