Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi pasditen e së mërkurës i ka njoftuar grupet parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Parlament që të jenë të gatshëm për një seancën të mundshme gjatë ditës së nesërme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit, informon gazeta KOHA.
“Po, i kam informuar grupet parlamentare që të jenë të gatshme për një seancë parlamentare, për faktin se nesër ndahet mandati për formimin e Qeverisë, kjo nënkupton se duhet të ketë kushtimisht shumicë në Parlament. Andaj le të urdhërojnë në Parlament të vazhdojmë seancën konstituive për mbyllë dy pikat tjera që kanë ngel pa mbyllë, zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe zgjedhje e kryetarit të Parlamentit, le ta merr detyrën dhe të vazhdon me punë”, deklaroi për gazetën KOHA, Talat Xhaferi, ish-kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Xhaferi shton se po ashtu ka dhënë udhëzime edhe për shërbimet e Parlamentit që të përgatisin gjithçka që është e nevojshme për një seancë plenare.
Ndryshe, sot gjatë ditës, Presidenti Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se nesër në ora 12 do t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ndërkohë paraprakisht kishte deklaruar se mandatin për të formuar Qeveria do t’ia jep partisë që ka siguruar 61 deputet në Parlament.
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...