Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, por të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Xhaferi për RTK-në ka folur edhe për situatën politike në Maqedoni, punën e qeverisë në 100 ditët e para dhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend si dhe aferën e përgjimeve.
“Nuk ka alternativë tjetër për UNESCO-n, pasi Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka arsye të sillet ndryshe në kontekst të marrëdhënieve ndërkombtëare, edhe përkundër asaj që Serbia kërcënohet me masa reciprociteti në lidhje me çështjen e emrit”, tha Xhaferi.
Ai më tej shtoi se Kosova është potencial i madh tregtar për Maqedoninë, ndërsa ka folur edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë ku tha se raportet institucionale mes dy vendeve janë në nivel të duhur dhe se duhet të zhvillohet edhe më tej.
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet