Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se është i kënaqur që presidenti Ivanov ia dha mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar qeverinë.
I pyetur se kur do të ketë një seancë për të formuar qeverinë, Xhaferi tha se nuk varet nga ai, por nga mandatari që është emëruar i cili ka afat prej 20 ditëve për të formuar qeverinë, raporton TetovaSot.
Përndryshe Xhaferi sot ishte në prokurori për të dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.
Në prokurori Xhaferi ka thënë se dëshmia e tij do të ndihmojë hetimin për të gjetur autorët dhe organizatorët e kësaj ngjarje, si dhe kush i hapi dyert e Kuvendit për të hyrë protestuesit brenda ndërtesës së kuvendit.
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë