Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sipas gjitha gjasave do ta udhëheqë komisionin për pajtim që do të formohej me iniciativë të tetë deputetëve, por do të pritet qëndrimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së opozitare.
Ky është njëri nga konkluzionet në seancën e sotme të koordinatorëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit Xhaferi, e para pas votimit për ndryshimet kushtetuese të premten.
Në Kuvend pritet edhe informacion se a do të formojnë tetë deputetët e opozitës të cilët votuan “për” grup parlamentar gjegjësisht si do të jetë veprimtaria e tyre e mëtutjeshme në Parlament. Sipas burimeve parlamentare, tetë deputetët kanë takim pas të cilit do të kumtohet se si do të funksionojnë në Kuvend. Për momentin deri te Kabineti i kryetarit të Kuvendit nuk ka arritur njoftim për grup të ri parlamentar, lajmëron MIA.
Vazhdon seanca plenare në të cilën nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare marrin pjesë vetëm dy deputetë, si dhe Panço Minov, i cili paralajmëroi se do ta lëshojë grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së pas shkarkimit të nënkryetarit të partisë Mitko Jançev.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë