Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në mëngjes votoi në fshati Forinë me bashkëshorten e tij. Para se të vijë në vendvotim është informuar dhe e ka konteolluar listën zgjedhore për të parë nëse gjendet në të, sepse siç tha, për referendum nuk ishte në listë.
“Rëndësia nga dalja në zgjedhje dhe nga aspekti për qenë i përzgjedhur dhe të përzgjidhet është një prej vlerave bazë dhe është e drejtë të cilën çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë. Këto zgjedhje sigurojnë një prej funksioneve në shtet dhe e sigurojnë funksionalitetin e shtetit me çka duhet të sigurohet stabilitet në jetën politike në vend. Njëherit dëshiroj që zgjedhjet dhe tërë procesi të vijojnë qetë siç filluan në mëngjes ashtu të përfundojnë deri në fund. Kandidatëve u dëshiroj fat dhe dhe atij që do të fitojë shumicë”, ka thënë Xhaferi.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane