Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se urdhërarresti për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryetarin e parlamentit, Nenad Stevandiq dhe kryeministrin e këtij entiteti, Radovan Vishkoviq, nuk është një kontribut për paqen, por sipas tij “është më tepër një kontribut për destabilizim dhe shkatërrimin e plotë të rajonit”.
Ky reagim i tij erdhi pasi zyra e Prokurorit të Bosnjë dhe Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit, me qëllim që t’i marrë në pyetje.
Në një video postim në Instagram, kreu i shtetit serb tha se Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e tyre.
Vuçiq mes tjerash thotë se “Serbia gjithmonë do të luftojë për paqen, do të ruajë paqen dhe do të respektojë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, por gjithashtu do të qëndrojë në krah të Republikës Sërpska dhe lidershipit të saj”
LEXO EDHE
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit