VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë do të protestojë sot në Shkup. Protesta sipas tyre ka për qellim mbrojtjen e interesave shtetërore për të cilat siç thonë nga kjo parti do të luftojnë deri në fund që Maqedonia mos të defaktorizohet.
Protesta e sotme është thirrur në rrjetet sociale ndërkohë thirrjeve u janë bashkangjitur edhe slogane nacionaliste . Protesta pritet të fillojë në orën 17.00 në sheshin Maqedonia në Shkup.
Përndryshe protesta protesta vjen vetëm pak dit pas deklaratës të ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili i kritikoi aspër bisedimet e LSDM-së dhe partive shqiptare, sipas të cilit kjo është përpjekje për “defaktorizimin e maqedonasve dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet”.
Gruevskit deklaroi se është i gatshëm të luftojë për interesat shtetërore, ndërkohë nga ana tjetër për ekspertët deklarata e kreut të VMRO-së është paralajmërim i skenarëve që ai mund t’i provojë me qëllim thellimin e krizës.
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë