VMRO-DPMNE: Maqedonia është viktimë e Zaevit

11:32 | 7 Maj 2017

VMRO-DPMNE  në komunikatën e sotme akuzon LSDM-në se po heshtin ndaj deklaratës së Talat Xhaferit, i cili tha se seancat në Kuvend do t’i udhëheq edhe në gjuhë shqipe. Nga kjo parti thonë se Maqedonia është viktimë e sjelljes anti-shtetërore të Zoran Zaevit.

“Krimineli Zaev dhe LSDM, përveç që i mashtruan qytetarët dhe shkellin vullnetin e tyre, shkelën edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe mbështesin provokimet me të cilat ka filluar realizimi i Deklaratës së Tiranës. LSDM hesht për vendosjen e flamurit shqiptar në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Tani LSDM-ja hesht edhe ndaj deklaratave të Talat Xhaferit se do ta zyrtarizojë gjuhë shqipe në gjithë territorin”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara