Prokuroria e Shkupi ka ngritur kallëzim penal kundër një personi për shkak të banditizmit.
Më 20 nëntor, i akuzuari ka hyrë në market në Çair dhe ka nxjerr pistoletën e markës “EKOL Special 99” me kalibër 9 mm dhe ka kërcënuar të dëmtuarin, pronar i marketit. E ka urdhëruar që të largohet nga arka, arriti përmes sportelit, hapi arkën dhe mori para nga të ardhurat ditore në shumën totale prej 5.000 denarë.
Në atë moment, në market ka hyrë edhe një person i cili është hedhur mbi të akuzuarin duke dashur që të mbrojë të dëmtuarit, me çka ka arritur që t’ia marrë edhe armën.
Prokurori publikë nga Gjykata Themelore Shkup ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin, për shkak të rrezikut për arratisje si dhe mundësisë për ndikim tek dëshmitarët./Express/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve