Protesta e organizuar nga e ashtuquajtura shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, ka vazhduar edhe sot.
Marshi i tyre filloi nga qeveria dhe përfundoi para Kuvendit. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Ndërkohë që paralajmëruan padi për të gjithë ata që votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit.
Protestuesit gjithashtu kërkuan lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend nën pretekstin se ata janë të pafajshëm. Edhe sot numri i protestuesve ishte dukshëm i ulët, derisa numri i forcave policore rreth Kuvendit dhe Qeverisë ka qenë shumë i lartë./Alsat-M/
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...