Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend ndërsa numri i personave që kanë kërkuar vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 460.702 qytetarë.
Në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 289.305 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 3.044 qytetarë, ndërsa dje 6.282 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 501.506 doza vaksinah, ndërsa 212.201 qytetarë janë rivaksinuar.
Sipas të dhënave të fundit, 51% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 45%e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 38% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë
“Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...