Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras nga forumi ekonomik në Delfi deklaroi se do të jetë shefi i parë i një qeverie greke që zyrtarisht do ta vizitojë “Maqedoninë e Veriut me emrin e saj kushtetues”, ndërsa me atë do të jetë edhe i gjithë biznes delegacioni.
Ai njofto se në Shkup do të bisedojë se si ta thellojë bashkëpunimin në disa fusha, dhe më së shumti në tregti, turizëm, siguri, energjetikë dhe kulturë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tsipras te një pjesë e fjalimit foli edhe për marrëveshjen e Prespës duke ju porositur kundërshtarëve të marrëveshjes se “Athina dhe Shkupi tani ka mposhtur nacionalizmin”.
“Ata përpiqeshin të përjetësojnë rrugën qorre kundrejt përshtatshmërisë politike. Marrëveshja e Prespës është kryevepër. Ne zgjodhëm të jemi në anën e vërtetë të historisë, pavarësisht shpenzimit politik apo rreziku””, tha kryeministri grek Alexis Tsipras.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...