Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi.
“Marku është veteran krenar i Gardës Kombëtare dhe paraprakisht ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës. Si djalë i refugjatëve që ikën prej komunizmit, Mark do të jetë mbrojtës i fuqishëm i lirisë dhe do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”, ka thënë Trump.
Brnovich ka lindur në Detroit të Miçiganit më 1966.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar më 2023 se Brnovich është përballur me polemika rreth hetimeve që ka kryer për fletëvotimet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Brnovich ka thënë pas fitores së Joe Bidenit kundër Donald Trumpit se zyra e tij ka zbuluar dëshmi që “ngrenë pikëpyetje për zgjedhjet e vitit 2020 në Arizonë”.
Megjithatë, hetuesit e tij kanë dështuar që të verifikojnë ndonjë sugjerim për mashtrime me vota, pavarësisht se ia kanë dedikuar 10.000 orë hetimit, sipas dokumenteve të brendshme të publikuara nga pasardhësi i Brnovichit, raporton Reuters.
Në kohën kur Brnovich e ka publikuar raportin, ai ka qenë duke garuar si republikan për të përfaqësuar Arizonën në Sentin amerikan, por ka humbur.
Trump pretendon se zgjedhjet e vitit 2020 janë përcjellë me një mori parregullsish, të cilat kanë rezultuar me humbjen e tij.
Më 6 janar 2021, Kongresi e ka konfirmuar fitoren e Bidenit./euronews
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...