Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi u rrokulisën me makinë në rrugën rajonale Gostivar-Mavrovë, në afërsi të vendit Bunec.
Komunikacioni në vendin e aksidentit zhvillohet në njërën korsi, deri në përfundimin e hetimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga SPB Tetovë informojnë se rreth orës 11:00 makina “Opel Corsa” me targa të Shkupit, e drejtuar nga Gj.N (27), ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa herë.
Shoferi dhe dy bashkudhëtarët janë dërguar në spital në Mavrovë, ku u janë konstatuar lëndime të lehta trupore.
Nga policia njoftojnë se makina është dëmtuar në masë të madhe, ndërsa në rrjedhë janë hetimet për arsyet e aksidentit./Telegrafi/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s