Klinika Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendra Emergjente bëri të ditur se gjatë kësaj fundjave fillojnë aktivitetet për renovimin e Qendrës Emergjente Kirurgjike dhe këto ndërhyrje do të realizohen brenda dy muajve më të fundit.
Nga Qendra Emergjente bëjnë të ditur se do të funksionojnë pa probleme me ekipe kujdestare gjatë gjithë ditës dhe natës, por në përmasa më të vogla do të trajtohen në mënyrë adekuate pacientët që kanë nevojë për kujdes urgjent shëndetësor.
“Gjatë kësaj periudhe rinovimi, pacientët me patologji urgjente do të pranohen në ambientet e ambulancës së Klinikës së Traumatologjisë , të cilat do të ripërshtaten përkohësisht në Qendrën Emergjente, thuhet në njoftimin e klinikës.
Sipas planit, në rast të rritjes së numrit të pacientëve gjatë procedurave rikonstruktive në Qendrën urgjente, parashihet që të gjithë pacientët emergjentë nga Shkupi të kujdesen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori”, , ndërsa pacientët nga qytetet tjera do të marrin kujdesin e duhur shëndetësor kirurgjik në Spitalin Special për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”./Telegrafi/
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...