Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Gazibabës në Maqedoni të Veriut, ku një fmijë 2-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga një plumb qorr në kokë.
Pavarësisht tentimeve dhe trajtimeve që iu dhanë në Neurokirurgji, fundi ishte fatal, shkruan TV21.mk.
Fëmija qëndroi për 24 orë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë së RMV-së, shkalla e dëmtimit në tru nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale.
“Fëmija u pranua në Qendrën e Urgjencës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u transferua për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, në repartin e kujdesit intensiv. Ai u intubua, u vendos në ventilim mekanik, iu administrua terapi antibiotike dhe antiedematoze, si dhe ishte nën monitorim të vazhdueshëm 24-orësh. Shkalla e dëmtimit të indit trunor nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, përfundimi ishte tragjik”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjithçka ndodhi kur gjatë ndërrimit të viteve, fëmija bashkë me nënën e vet, para shtëpisë së tyre ishin duke parë spektaklin e krijuar nga hedhja e fishekzjarrëve, kur u qëllua nga një plumb qorr.
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...