Në shkollat fillore në Komunën e Tetovës janë parashtruar mbi 300 paraqitje për regjistrim në klasë të parë, gjatë ditës së djeshme të parë në konkursin për regjistrim të filloristëve.
Sipas administratës komunale, gjithsej 1.739 fëmijë të lindur në vitin 2014 deri në janar të vitit 2015 është paraparë të regjistrohen në klasë të parë në vitin shkollor 2020/2021.
Ndryshe, dje në Maqedoni nisi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2020/2021.
Në vend në muajin maj, siç është konfirmuar në Ligjin për arsimin fillor, këtë vit regjistrimet janë në qershor dhe prindërit do të kenë në dispozicion një muaj për t’i regjistruar fëmijët në shkollat fillore, ndërsa ata deri më 15 korrik duhet t’i publikojnë rezultatet.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...