Tetë zjarre u regjistruan në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri. Siç deklarohen për AIM-në nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, ekipet në detyrë kanë filluar intervenimet e tyre dje që nga ora 19:00 deri në orën 7 të mëngjesit.
Nga këto intervenime, nuk ka pasur të lënduar, vetëm ka shkaktim të dëmeve materiale.
“Zjarret të shkaktuara nga djegia e kontejnerëve ka pasur në “Partizanska” në Komunën e Karposhit, si dhe në rrugët “4 korriku” në Gjorçe Petrov, në “Vukovarska” në Çair dhe “Jani Llukrovski” në Autokomandë, në rrugën “Marko Oreshkoviq” në Kisella Vodë, ndërsa u regjistruan zjarre të shkaktuar nga oxhaqet dhe shtyllat elektrike në Gllumovë, Komuna e Sarajit”, njoftojnë nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve.
Dëmi nga djegia e kontejnerëve është vlerësuar rreth 60.000 denarë.
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...