Në perëndim të vendit pritet të ketë të reshura të shtuara të shiut, që deri të shtunën në mëngjes pritet të ketë mbi 40 litër për metër katror.
Të reshura bore do të ketë vetëm në pjesët malore që tejkalojnë 2000 metër të lartësisë mbidetare.
Nëse parashikimet e Entit Hidro-Meteorologjik dalint ë sakta, atëherë të reshurat e shiut rrezikojnë të shkaktojnë rritje të prurjeve të ujit nëpër përrocka dhe lumenj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të reshurat e shiut, së bashku me shkrirjen e dëborës do të shkaktojë shtim plotësues të prurjeve të ujit, që në disa lokacione mund të shkaktojë dalje të lumenjve nga shtrati i tyre dhe përmbytjen e rajonit.
Enti Hidro-Meteorologjik kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes afër shtretërve të lumenjve, sidomos në Perëndim të Maqedonisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...