Deputeti Pavle Bogoevski i cili kryeson me Komisionin për Çështje Mandatare dhe të Imunitetit caktoi të enjten të diskutohet propozimi i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.
Seanca është caktuar më 23 maj në ora 11:00 ndërsa aty do të diskutohet raportimi që kryetari i Kuvendit e dorëzoi në komision, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë pritet të kryesojë Bogoevski por ka mundësi që të njëjtën ta udhëheqë zëvendësja e tij, Snezhana Kallevska Vançeva, pas skandalit të audio-incizimit që u publiku në rrjetet sociale dhe ku Bogoevski akuzohet se ka porositën kokainë.
Kërkesa e Xhaferit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit vjen për shkak se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj prej paraqitjes së fundit të Gruevskit në Kuvendi e Maqedonisë.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit