Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në një market në bllok 77 në bulevardin Iliden në Tetovë.
Persona me maska kanë kryer vjedhje në një market në momentin e mbylljes së marketit duke vjedhur diku rreth 50 mijë denarë nga arka.
“Persona me maska dhe të armatosur sonte diku rreth orës 22 kanë kryer vjedhje në marketin Kipper në Bulevardin Ilinden, dhe kanë vjedhur nga arka diku 50 mijë denarë. Policia ka gjetur maskën në hyrje të një ndërtese aty afër”, rrëfen qytetari për TetovaSot.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë rrethuar vendin duke kryer edhe inspektimin për të zbardhur gjithçka që lidhet me vjedhjen dhe kapjen e autorëve./tetovasot/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës