Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, u kërkoi anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të kërkojnë falje deri nesër për pretendimet se apanazha e deputetëve arrin në 100.000 denarë. Ai përmend që anëtarët e Komisionit Antikorrupsion zgjidhen nga Parlamenti dhe kjo i jep atij të drejtën të kërkojë përgjegjësi prej tyre.
Katica Nikollovska, anëtar i Komisionit Kundër Korrupsionit, deklaroi sot se nga numri i përgjithshëm prej 107 personave që përdorën apanazhën, 29 vijnë nga Qeveria dhe 78 nga Parlamenti. Nga 107 persona që i nënshtrohen analizës, 89 persona pas ndërprerjes së përdorimit të funksionit u punësuan përsëri, 46 në institucione shtetërore dhe 43 në sektorin privat. Ndërsa 18 persona nuk ishin të punësuar pas përfundimit të mandatit.
Shtatë nga deputetët u kthyen në vendet e tyre të punës ku ishin para zgjedhjes si deputet, por vetëm pasi ushtruan të drejtën e tyre 12-mujore për apanazh. Shuma e apanazhit për personat të cilët janë emëruar në pozitat në Qeveri është rreth 71,000 denarë, dhe për ata të cilëve u ka mbaruar mandati shuma është rreth 100,000 denarë.
Trënava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...