Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është i vetmi kryetar legal dhe legjitim i Kuvendit, tha ai për televizionin shtetëror Kroat HRT.
Xhaferi i ka dhënë afat që brenda 10 ditëve Presidenti, kohë që Ivanovi duhet ta jep mandatin shumicës parlamentare për të formuar Qeverinë e re, njofton TetovaSot.
“Në qoftë se Ivanovi nuk ia jep mandatin shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë, atëherë ai do të kryejë vepër penale. Këtë ai duhet patjetër ta bëjë pasi Kushtetuta dhe ligjet nuk njohin mosveprim të tillë”, tha Xhaferi për HRT.
I pyetur nëse “Deklarata Tiranase” rrënon sovranitetin e Maqedonisë, Xhaferi ka thënë se nuk bëhet fjalë për asnjë deklaratë por për një marrëveshje ndërmjet partive për bashkëpunim paszgjedhor.
“Kaosi në Maqedoni është i motivuar politikisht për shkak të mosgatishmërisë së dorëzimit të pushtetit. Për këtë më përgjegjës direkt është Gruevski dhe indirekt Ivanov”, tha Xhaferi.
Intervista e HRT është realizuar në ambientet brenda Kuvendit.
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit