Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi nuk e ka dërguar ende raportimin te shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, për formimin e kuvendit, me çka do të fillonte afati i dhënies së mandatit.
Në lidhje me këtë, Xhaferi ka folur per TV21, duke u shprehur se nuk mund të konsiderohet se është konstituuar kuvendi, nëse nuk është zgjedhur kryekuvendari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas nenit 90 të Kushtetutës, kryetari është i obliguar që në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i kuvendit, t’ia jep mandatin për krijimin e Qeverisë kandidatit që ka shumicë në kuvend.
Mirëpo, një gjë e këtillë nuk ka ndodhur ende. Një gjë pritet të ndodh në ditët në vijim, ndërsa ende nuk ka një parti e cila ka siguruar numrin e mjaftueshëm të nevojshëm për ta marrë mandatin.
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...
Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkenc...