“TV Klan Maqedoni” mëson se sapo ka përfunduar një takim i papritur mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Në qendër të vëmendjes thuhet të ketë qenë zhgënjimi nga mosmarrja e datës për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë shtrirje, bëhet e ditur se të dy bashkëbiseduesit kanë nënvizuar përkushtimin për të shtyrë përpara procesin e reformave në prag të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën ushtarake të NATO-s.
TV Klan mëson se gjatë këtij bashkëbisedimi të liderëve të partive në pushtet është prekur edhe mundësia e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev:
“Për faktin se Qeveria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në tërësi nuk janë fajtore përse nuk na u caktua data, por vetë vendet kundërshtare të zgjerimit të Bashkimit Evropian, është vlerësuar se një hap i këtillë do të ngadalësonte këtë proces dhe do të kishte pasoja edhe për qëndrueshmërinë e brishtë rajonale”, tha për “TV Klan Macedonia” një burim i afërt me takimin e zhvilluar pasditen e së premtes. /Klan Macedonia/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...