Mediat maqedonase shkruajnë se Suedia sot hoqi kufizimet për udhëtarët nga Maqedonia, të cilët mund të hyjnë zyrtarisht në vend me një test negativ PCR, si dhe një certifikatë të vaksinimit ose dëshmi se kanë kaluar koronavirusin, përcjell albinfo.ch.
“Nga 24 qershori do të hiqet ndalimi i udhëtimit për Serbinë, Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Makao, Hong-Kongun dhe Tajvanin”, deklaruan qeveria suedeze. Udhëtarët këshillohen që gjithmonë të konsultohen me ambasadën dhe të informohen plotësisht për rregullat e zbatueshme për vendin e origjinës.
Suedia njeh një test negativ antigjeni ose PCR, një certifikatë vaksinimi ose dëshmi se e keni kaluar koronavirusin.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale