Shtabi i Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka paralajmëruar se kanë dorëzuar rreth 10 ankesa në Komision zgjedhor komunal për “parregullsitë e shumta që u bënë në procesin zgjedhor në Strugë nga kandidati Ramiz Merko dhe ekipi tij”.
Nga shtabi shprehen se gara në Strugë ngelet e hapur dhe pas dy javëve pritet të bëhet votimi për “raundin e tretë”, sepse pikërisht në ato vende ku janë shënuar parregullësi pritet të fitojë Ziadin Sela.
Diferenca në vota midis Ramiz Merkos dhe Ziadin Selës është rreth 600 vota dhe sipas shtabit të Aleancës për Shqipëtarët ata kanë të dokumentuara cdo gjë dhe kanë njoftuar edhe OSBE për parregullsitë në Strugë nga BDI dhe LSDM.
Nëse pranohen këto ankesa, atëherë në Strugë do të ketë rreth të tretë zgjedhorpas dy javëve. /albeu.com/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit