NATO do ta ftojë Maqedoninë të bashkangjitet si vend anëtar i saj pasi që të arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët në kontestin e emrit me Greqinë, tha Sekretari i përgjithshëm ii NATO-s në intervistë për AIM gjatë arritjes së tij për vizitën e parë zyrtare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen nëse Maqedonia do të pranojë ftesë për anëtarësim në samitin e NATO-s në Bruksel edhe pa zgjidhjen e çështjes së emrit, nën referencën e përkohshme IRJM, Stoltenberg u përgjigj se qëndrimi i Aleancës mbetet i pandryshuar.
“Jo. Pozicioni i NATO-s mbetet i pandryshuar. Të gjitha vendimet e NATO-s bazohen në konsenzus ndërmjet gjithë anëtarëve të saj. Në samitin e Bukureshtit dhe në samitet vijuese, ata u dakorduan që NATO do ta ftojë shtetin tuaj të bashkangjitet pasi që të arrihet zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit në kuadër të OKB-së”, tha Stoltenberg.
Ai i përshëndeti negociatat e rifilluara mes Maqedonisë dhe Greqisë, por shtoi se nuk është nën kompetencat e tij të zgjidhë çështje të emrit.
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...