Kryeministri teknik Oliver Spasovski në një intervistë për “360 gradë” foli për masën e qeverisë për të liruar nga puna njërin prind, të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, masë e cila pati interpretime të ndryshme në publik.
Spasovski tha se për sektorin privat kjo masë është vetëm rekomandim, ndërsa varet prej tyre nëse do ta zbatojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për sektorin real ne e rekomandojmë këtë. Ne nuk morëm vendim që sektori privat patjetër ta zbatojë, ne e rekomanduam. Shumica e kompanive ju përmbahen këtyre masave. Sigurisht që periudha deri në 24 mars nuk është një periudhë që kërkon të përmbushet ndonjë masë. Ekzistojnë thjesht një numër metodash dhe mënyrash me të cilat mund të organizohet puna e ndërmarrjes. Mund të futet një punë ndërrimi, mund të ketë lirim për një pjesë të ditës. Kjo varet prej menaxhmentit të kompanisë”, tha Spasovski.
Ndërsa në lidhje me dënimet, Spasovski tha se në ato vendime që ka ndalesa precize, ka edhe dënime të ashpra.
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...