Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski, në intervistë për TV21 tregoi se do të ishte keq nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ndaheshin nga rruga drejt Bashkimit Evropian.
“Kjo do të ishte keq për Maqedoninë e Veriut dhe është më mirë që këto vende të shkojnë si një paketë. Nuk është se do të ketë shkelje të sigurisë apo sfida serioze të sigurisë, thjesht është mirë që të dy vendet të shkojnë në BE si paketë sepse lidhshmëria do të sjellë prosperitet ekonomik”, tha Spasovski.
Ai foli edhe për protestat e ditëve të fundit kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, të cilat i cilësoi si identike me ato të ngjarjeve të 27 prillit.
“Liderët politikë dhe subjektet politike duhet të përmbushin detyrën e tyre, të dinë përgjegjësinë e tyre. Ndezja e situatës në vend nuk na sjell mirë, ju kujtohet 2017-ta, për disa ditë rresht, ndoshta një muaj, kishim tubime publike, thirrje para Kuvendit, udhëzimet e njerëzve etj. Në fund ndodhi 27 prilli-sulmi në Kuvend”, tha Spasovski.
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...