Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës i dha donacion Maqedonisë së Veriut 100 mijë vaksina “Sinofarm” që do të mbërrijnë sot.
Donacionin, para depos për vaksina në poliklinikën “Jane Sandanski” do ta dorëzojë ambasadori kinez në Maqedoni, Yang Su, ndërsa të pranishëm do të jenë ministrja Sheqerinska dhe ministri Filipçe.
Dërgesa e donacionin është bërë me takimin e Sheqerinksës me ministrin kinez të Mbrojtjes, gjeneralin Vei Fenge gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, në fund të muajit maj në Maqedoninë e Veriut arritën 200 mijë vaksina “Sinofarm” që Qeveria i bleu nga prodhuesi kinez, ndërsa janë paralajmëruar edhe 500 mijë vaksina “Sinovac”./arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur