Talat Xhaferi sot sërish do të zgjedhet kryetar i Kuvendit.
Burime nga Kuvendi për “360 Gradë” thonë se edhe pse zyrtarisht nuk është caktuar seanca, tanimë ka paralajmërim për zgjedhjen e sotme.
“Këtë e paralajmëroi edhe personalisht lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas seancë së djeshme të Këshillit Qendror të Partisë.
“Kjo qeverisje është qeverisje e barazisë. Nesër do ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit, mikun tonë Talat Xhaferi, a më pas edhe miqtë tjerë tanë”, tha mbrëmë Ahmeti.
Xhaferi ishte kryetar i Kuvendit edhe në përbërjen e kaluar parlamentare, i cili pritet të rizgjedhet nga 62 deputetët e shumicës parlamentare të koalicionit “Mundemi”, BDI-së dhe PDSH-së.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026