Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anti-Kovid, sipas të cilave për hyrje në një objekt gastronomik apo ndonjë ngjarje të organizuar do të nevojitet certifikatë që dëshmon marrjen e vaksinës ose vërtetim se e keni kaluar Kovid-19, së paku para një muaj e gjysmë.
Autoritetet thonë se masat e reja anti-Kovid kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
Masat e reja kufizuese të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme merren pas rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë regjistroi 807 raste të reja nga 6,980 teste të kryera.
Në 24 orët e fundit, 10 persona vdiqën, nga të cilët pacienti më i ri është 28 vjeç. Shumica e rasteve të reja janë regjistruar dje në Shkup – 240, pason Gostivari me 138 dhe Tetova me 136 raste të reja./telegrafi/
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen 5 ...
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...