Në Maqedoni, ka përfunduar fushata për zgjedhjet presidenciale e nga mesnata, ka nisur edhe heshtja zgjedhore.
Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka e përfundoi fushatën e tij me tubimin të enjten në Tetovë, ndërsa ai i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbylli dje me mitingje në Strugë e Ohër.
Sot, një ditë përpara zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3600 të sëmurë e të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.
Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndër-etnike dhe politikat për rininë ishin temat kyç të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Në 21 prill qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa në 5 maj është raundi i dytë i votimit.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...