Një aksident i rëndë me shtatë viktima dhe gjashtë të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në përroin Egnatia Odos nga Komotini në Ksant, ku një automjet me pasagjerë i drejtuar nga një moldav ka dalë nga rrugë.
Sipas informacioneve, makina që po lëvizte me shpejtësi të tepërt në Egnatia ka rënë në Lasmos. Ekipet e shpëtimit të mbërritur në vendngjarje nxorën nga rrënojat shtatë të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë që ndodhen në spitalin e Komotinit dhe dy të tjerë të lënduar më lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë, transmeton lapsi.al.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës