Sot, 56 vite më parë një tërmet goditi Shkupit ku rreth një mijë njerëz humbën jetën. 26 korriku është ndër momentet më tragjike të Shkupit.
Shënimi i 56 vjetorit të tërmetit katastrofal do të fillojë në orën 10 në përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e Shkupit në Butell, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në orën 19:30, në Parkun e Shkupit, koncert do të mbajë kori ‘Vardar’ ndërsa më pastaj do të performojnë Ljupço Mirkovski, Kanita Suma, Tanos Stavridis me harmonikë, këngëtarja serbe Bilja Krstiq dhe Vllatko Stefanovski.
Tërmeti me 6.1 ballë ndodhi në orën 5:17 ndërsa 1.000 deri 1.100 persona humbën jetën. Pa vendbanim mbetën rreth 200.000 njerëz.
Hekurudha e vjetër sot është Muze i Bashkisë së Shkupit dhe paraqet simbol të tërmetit të madh. Ora e hekurudhës gjithmonë mban akrepat 5:17, për të rikujtuar tërmetin katastrofal.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri