Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se viteve të fundit është punuar shumë pak në sigurimin e infrastrukturës për biçikletat prandaj thotë se institucionet po angazhohen maksimalisht në përmirësimin e gjendjes. Shilegov gjithashtu tha se vazhdon aksioni edhe për subvencionimin për blerjen e biçikletave dhe shtoi se së shpejti do të hapet konkurs edhe për trotinete elektrike.
Çiklizmi përveç se luan rol për një fizik më të shëndetshëm, ka ndikim edhe në uljen e ndotjes së ajrit. Përdorimi i biçikletave është mundësi e mirë edhe për uljen e trafikut. Në vitet e kaluara nuk është punuar aspak në infrastrukturë, gjë që si kryetar komunë e trajtoj më seriozitet për ta përmirësuar – tha Petre Shilegov, kryetar I Qytetit të Shkupit.
Në këtë kuadër, komuna e Butelit në bashkëpunim më Qytetin e Shkupit përmbyllën projektin 10 ditor “Ditët e ekologjisë: Online me natyrën. Sipas kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, nuk është e nevojshme të pritet Dita e Ekologjisë për t’u angazhuar për një ambient më të pastër.
Jo rastësisht ne si Komunë e filluam këtë projekt, sepse llogarisim që gjatë vitit të kemi edhe më shumë aktivitete rreth ekologjisë, duk do të presim vetëm ditën e ekologjisë – u shpreh Velimir Smilevski, kryetar i Komunës së Butelit.
Në kuadër të manifestimit përmbyllës të këtij projekti, Komuna e Butelit ndau çmime për tre temat më të mira për ekologjinë. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme iniciativa “ Në biçikletë” gjeti një mënyrë pikante për të përcjell mesazhin se gjithmonë ka vend për shtigje për biçikleta./AlsatM
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...